Bayerni vendos çmimin e Lewandowskit, ka optimizëm në Barcelonë

Bayerni vendos çmimin e Lewandowskit, ka optimizëm në Barcelonë

20:30, 24/06/2022

 

Bayerni i Mynihut ka refuzuar edhe ofertën e dytë që Barcelona ka bërë për Robert Lewandowskin. Spanjollët ofruan 40 milionë plus bonuse për sulmuesin polak, por gjermanët e kanë konsideruar të ulët këtë shifër.

Megjithatë sipas “Marca”, diçka ka ndryshuar në këtë tratativë gjatë orëve të fundit, pasi Bayerni nuk e konsideron më si të pashitshëm sulmuesin.

Bavarezët kanë vendosur çmimin për kartonin e lojtarit: Lewandowski kushton 50 milionë euro. Në Spanjë mbizotëron optimizmi, sepse tashmë e dinë se sa duhet të paguajnë për të arritur tek objektivi i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco