Lajmi i fundit

Fitorja e të djathtës/ Macron shpërndan Parlamentin francez

Kukësi nuk ndalet në merkato, klubi verilindor zyrtarizon transferimin e sulmuesit 22 vjeçar

Kukësi nuk ndalet në merkato, klubi verilindor zyrtarizon transferimin e sulmuesit 22 vjeçar

15:10, 24/06/2022

Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e katërt në këtë merkaton verore. Bëhet fjalë për sulmuesin shkupjan, Jakup Berisha, i cili ka firmosur një kontratë tre vjeçare me verilindorët.

22 vjeçari luan si si sulmues i djathtë, ndërkohë që më parë është aktivizuar me klube si Shkëndija, Shkupi, Vardar dhe Pelister Bitola.

Image

Njoftimi i Klubit të Kukësit:

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Jakup Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi i krahut ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e Pelister. Në të shkuarën, Berisha ka luajtur edhe me ekipe si Shkëndija e Tetovës, Shkupi e Vardari ndërsa ka qenë edhe pjesë e moshave të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Jakup”, lexohet në postimin zyrtar t klubit të Superiores.

Berisha është afrimi i katërt për skuadrën e Skënder Gegës pas Antonio Ilieski (mbrojtje), Kristi Kote (mesfushë) dhe Ante Zivkovic (sulm).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco