Situata te Chelsea nuk duket premtuese: Një skandal i ri është afër, klubi u shkruan autoriteteve dhe federatës

Situata te Chelsea nuk duket premtuese: Një skandal i ri është afër, klubi u shkruan autoriteteve dhe federatës

14:51, 24/06/2022

Që kur bleu Chelsean nga Roman Abramovich, pronari i ri i klubit londinez Todd Boehly ka hasur në vështirësi.

Gazeta e njohur “ The Times” thekson se pronarët e Chelseat kanë gjetur një “zonë shqetësimi”, që ka të bëjë me çështjet tatimore. Boehly dhe pronarët e rinj të Chelsea u përgjigjën menjëherë dhe iu drejtuan Departamentit të Mbledhjes së Taksave dhe Federatës së Futbollit të Anglisë (FA).

Në raport thuhet se problemi lidhet me paratë e mbajtura në klub. Aleanca po monitoron nga afër situatën dhe do të marrë në konsideratë atë që Chelsea ka dhënë në raport.

Image

Boehly dhe anëtarët e konsorciumit të tij mbajtën 100 milionë paund nga blerja e klubit për të shlyer ndonjë nga borxhet e klubit që do të kishin ardhur nga mbretërimi i Roman Abramovich.

Është vetëm një vazhdimësi e turbulencave të shumta te Chelsea. Së pari, për shkak të sanksioneve të Britanisë së Madhe, Roman Abramovich duhej të shiste Chelsean dhe së fundmi u shfaq informacioni se dyshja kryesore e klubit (Bruce Buck dhe Marina Granovskaya) po largohen nga Stamford Bridge.

Tashmë Chelsea mund të tronditet nga një skandal taksash, që i nevojitet më pak klubit të famshëm në këtë periudhë tranzicioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco