Publikohet kalendari për sezonin e ardhshëm në Serie-A, spektakël në javën e pestë

Publikohet kalendari për sezonin e ardhshëm në Serie-A, spektakël në javën e pestë

13:23, 24/06/2022

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) u hodh shorti për kalendarin e Serisë A për sezonin e ardhshëm, i cili fillon më 14 gusht.

Sezoni i kaluar i Serisë A ishte shumë emocionues dhe Milani fitoi titullin përballë rivalëve më të mëdhenj të qytetit, Interit pas 11 vitesh.

Për sezonin e ardhshëm, Interi dhe Juventusi do të tentojnë t’i “rrëmbejnë” Milanin titullin kampion, ndërsa do të jetë interesante të shihet se çfarë mund të bëjë Jose Mourinho me Romën. Romakët njoftuan gjithashtu përforcime të shumta.

Shorti i sotëm vendosi që kampioni Milan do të përballet në javën e parë me Udinesen. Ishte skuadra e Udines që e ndërlikoi luftën për titullin sezonin e kaluar, sepse i morën një pikë Milanit para se të triumfonin në fund të sezonit. Në të njëjtën kohë, mysafirët shënuan një gol me dorë dhe është e sigurt se Milani kërkon lajë “borxhin” në javën e parë.

Interi do ta nisin kampionatin me një vizitë në Lecce që sapo është ngjitur, ndërsa Juventus do të presë Sassuolo-n në raundin e parë.

Spektakli i madh është rezervuar në javën e pestë. Milani do të takohet me Interin në San Siro në një duel mes skuadrave që fituan të tre trofetë në Itali vitin e kaluar dhe skuadrave që kanë qenë në vendet e para dhe të dyta në start në dy vitet e fundit.

“Derbi i Italisë” mes Juventusit dhe Interit është planifikuar për nw javën e 13-të, ndërsa Milani dhe Juventusi luajnë në javën e nëntë.

Programi i javës së parë të Serisë A, 14 gusht:

Fiorentina-Cremonese

Verona-Napoli

Juventus-Sassuolo

Lazio-Bologna

Lecce-Inter

Milan-Udinese

Monza-Torino

Salernitana-Roma

Sampdoria-Atalanta

Spezia-Empoli

DERBI I MILANOS –

Milan-Inter; 4 shtator, java 5-të

Inter-Milan, 5 shkurt, java 21-të

DERBI I ITALISË –

Juventus-Inter; 6 nëntor, java 13-të

Inter-Juventus, 19 mars, java 27-të

SFIDAT MES MILANIT DHE JUVENTUSIT –

Milan-Juventus; 9 tetor, java 9-të

Juventus-Milan; 28 maj, java 37-të

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco