Cristiano Ronaldo nuk do t’i bashkohet Bayern Munich

Cristiano Ronaldo nuk do t’i bashkohet Bayern Munich

12:58, 24/06/2022

Lajmi mori dhenë në media mëngjesin e sotëm. Në orët e fundit, shtypi spanjoll bëri të ditur se Cristiano Ronaldo i kishte bërë presion drejtuesve të tij, duke treguar se ishte gati të largohej nga Manchester United nëse merkatoja e verës nuk i përmbushte pritshmëritë e tij. Me një vit kontratë dhe më afër fundit të karrierës se fillimit, portugezi dëshiron të jetë pjesë e një ekipi konkurrues për të vazhduar me fitimin e trofeve.

Në mes të kësaj situate disi të veçantë, “AS” raportoi pak orë më parë se Bayern Munich i kishte vënë syrin ish-yllit të Real Madridit për të kompensuar largimin e mundshëm të Robert Lewandowski te Barcelona. Informacion që bëri me shpejtësi xhiron në botën e futbollit por që megjithatë u “çmontua” këtë të premte nga shtypi gjerman. “Sky Sport Germany” thjesht tregon se CR7 nuk do t'i bashkohet bavarezëve këtë verë. Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë sulmuesi luzitan në javët në vijim dhe veçanërisht nëse “Djajtë e Kuq” janë gati të bëjnë gjithçka për ta mbajtur në ekip.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco