'Vllazninë e zgjodha për disa arsye', Vulaj: Shkodra si qytet e meriton titullin kampion

'Vllazninë e zgjodha për disa arsye', Vulaj: Shkodra si qytet e meriton titullin kampion

12:34, 24/06/2022

Sulmuesi i Vllaznisë, Kristijan Vulaj ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit, ku ka shpjeguar arsyet pse zgjodhi Vllazninë, synimet e tij personale por edhe ato të ekipit, si dhe për titullin kampion, duke theksuar se skuadra ka cilësi për të luftuar për kreun.

“Kam pasur dëshirë të provoj si është të luaj për Vllazninë. Vllaznia ka tifozë të shumtë dhe e shoqërojnë ekipin kudo, prandaj kjo ishte dhe një nga arsyet pse erdha këtu. Kisha disa oferta në tavolinë, por shumë faktorë më bindën që të zgjedh Vllazninë.

Pritshmëritë? E di që tifozët presin shumë nga unë dhe jam gati të tregoj veten time. Dua të jap maksimumin për klubin dhe shpresoj që do ta ndihmoj klubin të arrijë objektivat, së bashku me shokët e ekipit.

Dje kam kryer stërvitjen e parë dhe të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Normalisht, në një klub të madh ka konkurrencë dhe çdo gjë është normale. Në aspektin personal, shpresoj të bëj një sezon siç kam bërë dy sezonet e fundit, ndoshta edhe më mirë.

Pas dy Kupave të Shqipërisë, Vllaznia ka kualitet që të luftojë për titullin kampion. Kanë kaluar shumë vite dhe Shkodra si qytet e meriton titullin kampion”, u shpreh Vulaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco