Notarja amerikane Alvarez gjen paqen dhe mrekullohet nga pamjet e shpëtimit të saj

Notarja amerikane Alvarez gjen paqen dhe mrekullohet nga pamjet e shpëtimit të saj

11:57, 24/06/2022

Notarja artistike amerikane Anita Alvarez tha se “u shokua" kur pa fotografitë "e mrekullueshme" të AFP-së që tregonin se si ajo u fundos pa ndjenja në fund të pishinës dhe u shpëtua nga trajnerja e saj në Kampionatin Botëror të Notit.

Znj. Alvarez i ra të fikët dhe u fundos pas shfaqjes së saj individuale dhe u shpëtua nga trajnerja e saj që veproi me shpejtësi. Kamera e robotëve nënujorë të AFP-së arriti të kapë imazhe mahnitëse gjatë zhvillimit të asaj drame.

Alvarez, e cila ishte pa ndjenja gjatë gjithë kohës, tha për mediat spanjolle se u emocionua kur pa fotografitë.

“Në fillim u trondita”, tha ajo. “Nuk e prisja që një gjë e tillë të publikohej. Por më pas e vërejta me kujdes, nuk doja ta shikoja negativisht.

"Tani mendoj se fotot janë të mrekullueshme, në një farë mënyre. Të më shohësh atje poshtë në ujë, kaq paqesisht, kaq të qetë dhe të shohësh Andrean duke zbritur me krahun e shtrirë që përpiqet të më arrijë si një superheroinë."

Kur e pa Alvarezin duke u fundosur dhe rojet e plazhit që rrinin e shihnin, trajnerja Andrea Fuentes, e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë, u zhyt deri në fund të pishinës dhe e nxori Alvarezin në sipërfaqe.

"Ishte  frikë e madhe. Më duhej të hidhesha sepse rojet e plazhit nuk po e bënin," tha Fuentes për mediat spanjolle.

“Kur e pashë duke u fundosur, pashë shpëtimtarët, por ata ishin të shtangur, nuk reaguan.

“Aty filluan reflekset e mia. Mendoj se ajo ka qënë të paktën dy minuta pa marrë frymë, sepse mushkëritë e saj ishin plot me ujë," tha Fuentes, një fituese katër herë olimpike e notit artistik, duke shtuar se zemra e notares po rrihte.

Alvarez tha se fotot gjithashtu përforcuan dashurinë e saj për sportin e saj.

"Ndonjëherë, vendi më i qetë në tokë është nën ujë: kur ulesh në fund të pishinës në heshtje. E ndjen se je pa peshë, je vetëm me veten. E dua këtë. Ndonjëherë më duhet ai moment. Dhe në foto të gjitha duken shumë e natyrshme”.

Image

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco