VIDEO/ Zëvendësuesi i Hoxhallarit, te Tirana vjen një malazez për qendrën e mbrojtjes

VIDEO/ Zëvendësuesi i Hoxhallarit, te Tirana vjen një malazez për qendrën e mbrojtjes

11:25, 24/06/2022

Zvonko Çekliç mund të jetë blerja më e re e Tiranës në këtë merkaton verore.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”,  lojtari me shtetësi malazeze, ka zbarkuar para dy ditësh në Turqi, ku ndodhet edhe klubi bardheblu në fazë përgatitore.

Tirana i ka paguar biletën e udhëtimit dhe futbollisti do të jetë në provë deri në datën 25 qershor derisa të merret edhe vendimi përfundimtar për të.

Shehi ka kërkuar që ta shohë nga afër lojtarin dhe më pas të japë OK nëse ai mund të jetë pjesë e Tiranës apo jo.

Image

MBROJTËS – Zvonko Çekliç është mbrojtës. Lojtari luan në dy pozicionet e qendrës ose në mbrojtjen me tre. Ai ka një të mirë, luan me këmbën e majtë dhe është zëvendësues perfekt i Erjon Hoxhallarit për lojën që bën në fushë.

Është i gjatë 1.9 metra dhe një futbollist që luan mirë me kokë.

Që prej 2017-ës është lojtar i Zetës, ndërsa tani konsiderohet futbollist i lirë. Mosha e re, por edhe të qenët në kombëtaren malazeze bën që lojtari të ketë të ardhme.

Shehi do ta shohë me kujdes dhe më pas do të marrë vendimin përfundimtar për të.

MERKATO – Tirana ka objektiva të qartë. Kërkon me doemos lojtarë në qendër të mbrojtjes dhe djathtas. Trajneri Orges Shehi e ka bërë të qartë këtë situatë dhe klubi po lëviz për të afruar futbollistë.

Mirë apo keq, Tirana po shkëlqen në merkato dhe skuadrën po e bën nga e para. Me largimin e Tolit dhe Hoxhallarit, skuadra duket sikur u lëkund, ndërsa me ardhjen e Florent Hasanit, Albano Aleksit dhe Ardit Hilës, mbrojtja është blind, ashtu edhe mesfusha, ndërsa sulmi bëhet fluturues.

Edhe stoli i rezervave do të jetë më i plotë, me De Silvën e Hilën. Pa harruar të rinjtë e tjerë që skuadra i ka me shumicë dhe që janë gati për të kapur një shans te Tirana.

FORMACIONI – Tirana pritet të luajë me një 11-she duke filluar nga Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje.

Në mesfushë, Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është i përbërë nga treshja Xhixha, Hasani e Seferi dhe De Silva që është gati për të qenë në fushën e lojës, gjithmonë nëse preferohet nga Orges Shehi.

Po kështu, formacioni mund të ndryshojë nëse Shehi aktivizon Hilën në vend të Aleksit në mesfushë apo nëse firmos malazezi luan në vend të Behiratçes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco