Neymar për më pak se 50 milionë: tani operacioni është i mundshëm

Neymar për më pak se 50 milionë: tani operacioni është i mundshëm

09:38, 24/06/2022

PSG ka bërë gjithçka për të blinduar Kylian Mbappe. Sulmuesi i kërkuar nga Real Madrid-i, me oferta vërtetë të çmendura, u bind përfundimisht nga Nasser Al-Khelaifi të qëndronte në Paris.

Francezi i lindur në vitin 1998 është simboli i PSG-së së re. Klubi francez do t’i besojë atij për të fituar më në fund Champions League, që sezonin e kaluar i shpëtoi nga duart pas eliminimit të pësuar ndaj Real Madrid-it në 1/8-at, për shkak të gabimit të Gianluigi Donnarumma.

Në të ardhmen e PSG-së sigurisht që do të jetë portieri italian. Megjithatë, prania e Neymar nuk është e sigurt. Fjalët e Al-Khelaifi në orët e fundit lënë më shumë se një dyshim për fatin e brazilianit në skuadrën franceze në sezonin 2022/2023.

Ish-lojtari i Barcelonës nuk është blinduar dhe duket qartë se lamtumira e tij është shumë e mundur. Në të vërtetë, sipas zërave të fundit nga Italia, por edhe nga Spanja, vullneti i PSG-së duket se është pikërisht ta shesë Neymar.

Ditët e fundit është përfolur për mundësinë që Juventus ta marrë lojtarin në formë huazimi, në kushte favorizuese. Domethënë me PSG-në pjesëmarrëse në pagesën e pagës së tij. Ka qenë Luis Campos ai që ua propozoi bardhezinjëve.

Por dëshira për të hequr qafe Neymar gjithmonë gjen konfirmim të mëtejshëm në Spanjë: në Chiringuito, Jose Alvarez tha se braziliani do t’i propozohej edhe Barcelona-s. Çmimi i kartonit të tij është 50 milionë euro, por i diskutueshëm.

Dëshira për të hequr qafe Neymarin buron nga fakti se PSG do të kursente 130 milionë euro. Sipas L’Equipe, ky do të ishte shpenzimi me të cilin do të duhej të përballeshin francezët për të paguar rrogën e futbollistit për pesë vitet e ardhshme. Kontrata, në fakt, do të rinovohet automatikisht deri më 30 qershor 2027.

k

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco