E zbulon gazetari italian: Dybala ka arritur akordin me Milanin

E zbulon gazetari italian: Dybala ka arritur akordin me Milanin

09:07, 24/06/2022

Pas largimit nga Juventus, Paulo Dybala është në kërkim të një skuadre të re ku do të luaj edicionin e ardhshëm sportiv.

Prej disa ditësh përflitej për një kalim të skuadra e Interit, por duket se situata ka ndryshuar pasi në fokus tashmë është transferimi i Romelu Lukakut.

Në këto kushte agjenti i Dybalas duket se ka nisur përsëri bisedimet dhe me klubet e tjera, ku disa prej raportimeve nga Italia arrijnë deri aty sa thonë se argjentinasi ka arritur një akord me Milanin.

Deklarata e bujshme është bërë nga gazetari sportiv, Fabio Santini, i cili ka thënë se agjenti i Dybalas është duke biseduar me klubin kuqezi dhe kanë një akord verbal për një kontratë 3-vjeçare.

“Mua më rezulton se Dybala po bisedon seriozisht me Milanin. Flitet se ka një akord me klubin për një kontratë 3-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.

Probleme në këtë transferim që ka stepur dhe Interin qëndron te prokuratori i Dybalas, i cili është mik i familjes dhe kërkon një komision prej 10 milionë eurosh për transferimin e tij. Kush mund t’i ofrojë këto shifra? ”, u shpreh Santini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco