Tronditje në Gjermani: Lojtari i Frankfurt i dha fund karrierës në moshën 29-vjeçare për shkak të një skandali politik

Tronditje në Gjermani: Lojtari i Frankfurt i dha fund karrierës në moshën 29-vjeçare për shkak të një skandali politik

08:47, 24/06/2022

Lojtari i Eintracht Frankfurt dhe kombëtares austriake Martin Hinteregger papritur vendosi t'i japë fund karrierës së tij profesionale në moshën 29-vjeçare.

Ai pati një takim me drejtuesit e klubit të enjten dhe u kërkoi atyre që ta lejonin të ndërpresë kontratën për t'i dhënë fund karrierës së tij, e cila ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2024, gjë që u lejua ta bënte përfundimisht.

“Vjeshtën e kaluar, fillova të mendoj për tërheqjen nga futbolli në fund të sezonit”, tha Hinteregger, duke shtuar se ndihej shumë keq në fushë dhe më tej theksoi se fitimi i Europa Leahue ishte vetëm një rreze drite për të.

"E kam shijuar kaq shumë festën pas finales së Ligës së Evropës. Ishte fitorja ime e fundit e madhe. Të festoj me tifozët fantastikë në këtë qytet, i cili është bërë shtëpia ime e dytë, është diçka që do ta kujtoj gjithmonë. Si tifoz, do të vazhdoj të mbështes Eintracht."

Image

Vendimi i tij, sipas mediave gjermane, vjen pasi u përball me kritika për organizimin e një turneu futbolli në Austri me politikanin e krahut të djathtë Heinrich Sickle, i cili është i lidhur me një organizatë të përshkruar nga qeveria austriake si "të krahut të djathtë, ekstremist, racist, seksit, nacionalist dhe me orientim etnik”.

Image

"Gjatë javëve të fundit, një sërë problemesh kanë lindur rreth 'Hinti Cup' tim, të cilin e kam drejtuar me pasion dhe qëllime më të mira dhe pasojat e të cilave janë të qarta për mua vetëm në retrospektivë. Disa nga fjalët e mia, emocionale dhe mbase i keqinterpretuar, kanë acaruar njerëz dhe dua të kërkoj falje për këtë. Më vjen shumë keq!Të jem i qartë edhe njëherë: I dënoj fort idetë e djathta, intolerante dhe çnjerëzore. Ata që më njohin e dinë dhe unë duhet të distancohem dhe të ndryshoj jetën time. Unë i jam mirënjohës Eintracht që më dha mundësinë për të ndërmarrë këtë hap tani”, tha Hinteregger.

29-vjeçari gjatë karrierës së tij luajti për Salzburgun, Borussia M'gladbach, Augsburg dhe Eintracht dhe luajti 67 ndeshje për kombëtaren austriake.

Image

"Lëvizja e Martinit meriton respekt dhe vlerësim," tha Eintracht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco