Lajmi i fundit

Berisha: Kosova në KiE, narkoqeveria e Tiranës është e nxirë sonte nga dëshpërimi

Pogba rikthehet te Juventusi, mungon vetëm zyrtarizimi

Pogba rikthehet te Juventusi, mungon vetëm zyrtarizimi

20:16, 23/06/2022

Paul Pogba mund të quhet më në fund si lojtari më i ri i Juventusit.

Gazetari dhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano, konfirmon se marrëveshja midis lojtarit dhe klubit është arritur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi që do të ndodhë në korrik.

Mesfushori francez kërkonte vetëm rikthimin te Juventusi duke mos pranuar të dëgjonte ofertat e ardhura nga Manchester City ose PSG.

Kjo është goditja e parë e Juventusit këtë merkato, me Pogbanë që rikthehet të veshë ngjyrat bardhezi pas 6 vitesh, kur u largua drejt Manchester United për 100 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco