Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Shpërthen Kosovare Asllani: Te Reali na trajtojnë si produkte, jo si njerëz

Shpërthen Kosovare Asllani: Te Reali na trajtojnë si produkte, jo si njerëz

19:02, 23/06/2022

Kosovare Asllani sulmon Realin e Madridit. Sulmuesja suedeze (me origjinë nga Kosova), kontrata e së cilës me ekipin e kryeqytetit spanjoll përfundon më 30 qershor (zyrtarizoi largimin muajin e kaluar), ka folur me një gjuhë të fortë ndaj klubit mbretëror:

“Është bërë një mjedis shumë i pashëndetshëm dhe i rrezikshëm për femrat. Është e vështirë të hysh në detaje, por ka të bëjë shumë me një kulturë të dëmshme për futbollistet. Mes shumë gjërash, pothuajse jam detyruar të luaj e dëmtuar dhe nuk kam marrë ndihmë”, – deklaron ajo për Sportbladet, nga grumbullimi i përfaqësueses suedeze në kuadër të përgatitjeve për kampionatin Europian, që do të zhvillohet në Angli.

Asllani ngre zërin, sepse, sipas saj, askush nuk e ka bërë deri më tani, dhe si një lojtare e rëndësishme në historinë e ekipit të bardhë e ndjen për detyrë ta bëjë këtë:

“Mendoj se kam bërë shumë për klubin. Kam kuptuar se ndër vite që nuk i kanë trajtuar mirë lojtaret. Është e rëndësishme që të flasësh, sepse askush tjetër nuk e ka bërë dhe kështu mund të ketë ndryshijnë gjërat. Jam përpjekur ta bëj që në momentin e parë që isha në klub”.

Dhe pikërisht Asllani këmbëngul se nuk ka qenë e vetmja e dëmtuar nga ai trajtim:

“Ka presion të vazhdueshëm për të luajtur e dëmtuar apo e sëmurë. Nuk është një mjedis i shëndetshëm. Më intereson shumë klubi, por mendoj se është në duar të gabuara. Na shohin si produkte dhe jo si njerëz.”

Asllani mbërriti në verën e vitit 2019 në Madrid dhe këtë verë pritet t’i bashkohet Milanit:

“Kam pasur shumë opsione, nga disa vende të ndryshme. Kam arritur diçka që më duket zgjedhje e mirë”, – thotë një futbollistja, që ende nuk e ka zyrtarizuar të ardhmen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco