Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Manchester United gjen zgjidhje për Harry Maguire

Manchester United gjen zgjidhje për Harry Maguire

16:48, 23/06/2022

Manchester United ka vendosur që ta mbajë mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë së futbollit, Harry Maguire, në skuadër sezonin e ardhshëm, por do të kërkojë të transferojë një qendërmbrojtës të ri në rast se largon Erik Beilin, Fill Xhonsin apo Aksel Tuanzeben këtë verë.

E ardhmja e kapitenit të “Djajve” në “Old Trafford” është në dyshim pas një sezoni të dobët, i cili solli edhe ankesa në dhomat e zhveshjes për heqjen e shiritit të kapitenit.

Por sipas “Daily Mail”, trajneri i ri, Erik ten Hag, ka vendosur ta mbajë 29-vjeçarin në ekip bashkë me Rafael Varane dhe Viktor Lindelofin, por po mendon seriozisht që t’i heqë shiritin e kapitenit.

Tekniku holandez nuk konfirmoi asgjë në lidhje me kapitenin e skuadrës në konferencën e prezantimit të tij.

Ndërsa paraardhësi i tij, Ralf Rangnik, tha se duhet të jenë lojtarët ata që duhet ta votojnë kapitenin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco