Chelsea heq dorë nga Skriniar dhe kthehet te De Ligt

Chelsea heq dorë nga Skriniar dhe kthehet te De Ligt

15:46, 23/06/2022

Matthijs de Ligt , 22 vjeç, mbërriti te Juventus nga Ajax në verën e vitit 2019, teksa atëherë ishte një nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.

Por koha te Juve ka qenë me ulje-ngritje dhe mbrojtësit holandez i është dashur të durojë shumë kritika për paraqitjet e tij.

Interesi për të mbetet megjithatë, dhe ai ka qenë i lidhur me Barcelonën, Manchester United dhe Chelsea , ndër të tjera .

Këta të fundit janë përfolur më së shumti për firmën me De Ligt dhe tani Sky Sports deklaron se ata janë të përgatitur për ta rritur interesimin.

Sipas informacioneve, Chelsea e sheh futbollistin holandez si një zgjidhje afatgjatë për mbrojtjen.

De Ligt ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh në kontratën e tij me Juventusin, e cila do të skadojë në vitin 2024, teksa klubi bardhezi do të pranojë vetëm oferta afër kësaj pike.

 

Kujtojmë Chelsea tentoi të përfshinte në operacionin për transferimin e Romelu Lukakut te Inter, Milan Skriniar, por Inter nuk ra dakord për këtë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco