Manaj qëndron në Itali, e kërkon një tjetër klub i Serie-A

Manaj qëndron në Itali, e kërkon një tjetër klub i Serie-A

13:42, 23/06/2022

Pas dështimit të blerjes nga ana e Spezias, Rei Manaj u rikthye për momentin te Barcelona. E megjithatë e ardhmja e tij, mund të jetë përsëri në Itali.

Performanca e tij pozitive sezonin e kaluar me Spezian ka bërë që disa skuadra italiane të shprehin interesim për sulmuesin shqiptar.

Siç zbulon “Il Secolo XIX” agjentët e Manajt kanë nisur bisedimet me drejtues të klubit të Salernitanës për të bërë të mundur transferimin e tij në Campania.

Klubi italian është i gatshëm ta marr në huazim me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Një zgjidhje thuajse tërësisht në përputhje me atë që kishte çuar sulmuesin kuqezi te Spezia, me një pjesë të rrogës (1.3 neto) që përballonin spanjollët. Megjithatë, përpara largimit, Manaj dëshiron të rinovojë kontratën me Barcelonën, e cila skadon më 30 qershor 2023. Synimi është ta çojmë atë të paktën deri në vitin 2025. Pasi të arrihet një marrëveshje, Manaj mund të rikthehet sërish në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco