Ferrieri Caputi do të bëhet gjyqtarja e parë femër në Serie A

Ferrieri Caputi do të bëhet gjyqtarja e parë femër në Serie A

12:31, 23/06/2022

 Maria Sole Ferrieri Caputi do të jetë gjyqtarja e parë femër në Serie A.

Nga gushti do të përfshihet në listën e arbitrave të Serie A dhe Serie B. 32-vjeçarja nga Livorno, në dhjetor të vitit 2021 u bë femra e parë që arbitroi një skuadër të elitës së futbollit italian, pasi gjykoi sfidën mes Cagliarit dhe Cittadellas në Kupën e Italisë. Në tetor të po atij viti ajo gjykoi ndeshjen e parë në Serie B, sfidën mes Cittadella dhe Spal.

“Mund t’iu garantoj se ajo shkon të arbitrojë në Serie A sepse e meriton”, ka thënë ish-gjyqtari ndërkombëtar dhe disenjatori i arbitrave të Serie A dhe B Gianluca Rocchi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco