Drejtuesit e PSG-së planifikuan largimin e Neymar, kontrata e yllit brazilian zgjatet edhe për...

Drejtuesit e PSG-së planifikuan largimin e Neymar, kontrata e yllit brazilian zgjatet edhe për...

11:32, 23/06/2022

Drejtuesit e PSG-së planifikonin të lehtësonin pak buxhetin gjatë merkatos së verës dhe më së shumti u përmend se braziliani Neymar mund të largohej nga klubi dhe të shkonte në një ambient tjetër, por duket se skuadra franceze nuk mund ta heqë qafe ish-lojtarin e Barcelonës.

Konkretisht, kontrata që Neymar ka me PSG-në, përveç që i siguron atij 36.5 milionë euro në sezon, përmban edhe një klauzolë sipas së cilës kontrata i vazhdohet automatikisht edhe një vit më 1 korrik, që do të thotë se kontrata e tij aktuale me klubin do të zgjasë deri në vitin 2027.

Nëse drejtuesit e PSG-së duan të shesin Neymarin, ose të heqin qafe shërbimet e tij, do t'i duhet t'i paguajnë brazilianit 130 milionë euro, sa është shuma totale e kontratës së tij për pesë vitet e ardhshme.

Mirëpo, mediat franceze shkruajnë se Neymar nuk po mendon fare largimin nga PSG dhe se është i fokusuar maksimalisht në këtë projekt që po ndërtohet rreth klubit dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga Parisi në të ardhmen.

Neymar dhe PSG sigurisht që do të "dënohen" me njëri-tjetrin për disa kohë dhe e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund këtij bashkëpunimi është që disa nga klubet më të pasura në botë të paguajnë dëmshpërblim për brazilianin dhe t'i ofrojnë atij të paktën pagën e përafërt që ai. ka në këtë klub..

Aktualisht mediat botërore dhe evropiane vetëm herë pas here shkruajnë se Newcastle po monitoron situatën në lidhje me Neymarin, ndërsa klubet e tjera nuk po lidhen me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco