Renditja e re e FIFA-s/ Shqipëria nuk ndryshon pozicion, rritet Kosova. Vendin e parë në botë e mban…

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipëria nuk ndryshon pozicion, rritet Kosova. Vendin e parë në botë e mban…

11:26, 23/06/2022

FIFA sapo ka publikuar renditjen e kombëtareve në futboll, ku vihet re se Kombëtarja shqiptar nuk ka ndryshuar pozicion, duke mbajtur sërish vendin e 66-të.

Në ndeshjen e qershorit, kuqezinjtë tanë regjistruan 1 humbje dhe dy barazime, në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve respektivisht ndaj Izraelit dhe Islandës dhe një barazim pa gola 0-0 në miqësore ndaj Estonisë në stadiumin “AIR Albania”, duke bërë që mos të ndryshojnë pozicion në renditjen e përgjithshme.

Kosova ka fituar 1 pozicion në renditjen e përgjithshme ku nga vendi i 107 tani renditen në vendin e 106-të. Me dy fitore edhe dy humbje “Dardanët” marrin pikë për sa i përket klasifikimit në FIFA.

Vendin e parë në botë e mban Brazili, e cila ndiqet nga Belgjika dhe podiumin e mbyll Argjentina.

Franca renditet në vendin e katërt, në pozicionin e pestë është Anglia. Në të gjashtin është Spanja. Në vendin e shtatë janë Kampionët e Europës, Italia.

Pozicionin e 8-të e zë Holanda, në të nëntin Portugalia dhe “TOP 10” e mbyll Danimarka. Gjermania mban pozicionin e 11-të në botë.

Renditja e Shqipërisë:

Image

Renditja e Kosovës:

Image

Top 10 kombëtaret më të mira:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco