‘I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes’, Calhanoglu kritikon Ibrën

‘I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes’, Calhanoglu kritikon Ibrën

10:56, 23/06/2022

Hakan Calhanoglu e ka kritikuar ish-bashkëlojtarin Zlatan Ibrahimovic, për të cilin ka thënë se ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, përkundër moshës së tij.

Dy futbollistët kanë luajtur bashkë te Milani, para se mesfushori turk të nënshkruante për rivalin lokal, Inter, në vitin 2021 dhe që atëherë kanë krijuar armiqësi me njëri-tjetrin.

Gjatë paradës festive të titullit të Rossonerëve, Zlatan u tall me ish-bashkëlojtarin e tij duke e marrë mikrofonin në rrugët e Milanos dhe duke u thënë: “Hej, dërgoni një mesazh Hakanit”, duke i çmendur tifozët kuqezi.

“Ibrahimovic është një 40 vjeçar, jo 18 vjeçar, prandaj unë nuk do të kisha bërë gjëra të tilla në moshën e tij”.

“Atij vetëm i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Ai nuk kontribuoi në Scudetto këtë sezon, shumë pak luajti, por do të bëjë gjithçka që të jetë në qendër të vëmendjes”.

“Përveç kësaj, ka qenë ai që më ka thirrur gjithmonë, më ka kërkuar të dal për darkë ose për një xhiro me motor. Ai gjithashtu ka shkruar për mua në librin e tij. Duhej të shkruante diçka, përndryshe do të ishin faqe të zbrazëta”, ka thënë Calhanoglu për Tivibu Spor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco