Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Shqipëria e 7-ta në botë për drogën

E zbulon gazetari i 'Goal': Armando Broja ka vendosur një kusht për çdo ekip që e do në merkato

E zbulon gazetari i 'Goal': Armando Broja ka vendosur një kusht për çdo ekip që e do në merkato

10:11, 23/06/2022

Armando Broja është një nga emrat më të përfolur në merkaton përsa i përket futbollistëve shqiptar në Europë.

Sulmuesi kuqezi kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane, ku më afër nënshkrimit me të, duket se është West Ham, që ofron plot 30 milionë euro për kartonin e tij.

Ndërkohë Tuchel i ka siguruar mundësinë Brojës që të shfaq potencialin e tij në miqësoret përgatitore për sezonin e ri.

Por edhe vetë sulmuesi shqiptar e kupton se kalimi në ekipin e parë të Chelsea-t është një mision shumë i vështirë. Kjo pasi Broja kërkon siguri për minutat e aktivizimit dhe jo që të qëndrojë në stol. Gazetari i “Goal”, Nizaar Kisnella, zbulon se një kusht i vendosur nga sulmuesi i Shqipërisë në negociatat me të gjitha klubet që interesohen për të, është premtimi që kërkon Broja se do të jetë në plan të parë dhe do të aktivizohet si titullar, jo për të qenë pjesë e pankinës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco