Ronaldo do të paguajë dëmin e shkaktuar nga Bugatti i tij

Ronaldo do të paguajë dëmin e shkaktuar nga Bugatti i tij

09:48, 23/06/2022

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo do të paguajë dëmin e shkaktuar nga punonjësi i tij teksa drejtonte një nga supermakinat e shumta që zotëron.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Bunyola në Mallorca, një resort i famshëm spanjoll ku aktualisht po pushon Ronaldo para fillimit të sezonit të ri. Një nga punonjësit e tij, ndoshta truproja, po drejtonte Bugatti Veyro

n Grand Sport Vitesse të Ronaldos me vlerë 2 milionë euro, teksa goditi një mur rreth orës 11:00. Nga aksidenti nuk ka patur persona të lënduar, por makina ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, si dhe shtëpia.

"Në përplasje u shkul matësi i ujit, kështu që nuk mund të jetoj në shtëpinë time që nga ngjarja. Mendova se qeni im ishte plagosur, e pashë atë larg hyrjes duke u dridhur nga frika", tha pronari i pronës.

Pas aksidentit ai ka shkuar në pronën që Ronaldo ka marrë me qira, duke kërkuar shpjegime.

“Prita një kohë të gjatë që të hapej dera, më pritën njerëz të sjellshëm, një burrë e grua. Në emër të Ronaldos më premtuan të paguajnë për të gjithë dëmin e shkaktuar nga Bugatti”, shtoi ai.

Ronaldo ka udhëtuar për në Mallorca më 14 qershor me gruan e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre dhe me atë rast ka organizuar transportin e Bugatti dhe Mercedes G-Class për në ishullin spanjoll.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco