Chelsea nuk fal, klubi anglez përgatit 'hakmarrjen' ndaj Realit

Chelsea nuk fal, klubi anglez përgatit 'hakmarrjen' ndaj Realit

22:59, 22/06/2022

Chelsea është në një situatë të vështirë me mbrojtjen, pasi Real Madrid i mori Rudiger dhe Christensen me Azpilicueta-n që duket se do të shkojnë te Barcelona, Chelsea duhet të gjejë sa më shpejt zgjidhje për këtë repart.

Përballë kësaj situate, skuadra londineze është në kërkim të mbrojtësve dhe duket se në sy i ka rënë Militao. Mediet britanike raportojnë se “blutë” e Londrës do të përgatisin një ofertë për lojtarin e “Los Blancos”. Një operacion që duket thuajse i pamundur, pasi Real Madridi nuk ka në plan të shesë brazilianin, që ka kontratë deri në vitin 2025 dhe me 250 milionë euro klauzolë, kjo lëvizje duket shumë e vështirë.

Madje, madrilenët duan të rinovojnë me Militaon deri në vitin 2027 dhe të vendosin një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro. Nga ana tjetër, braziliani duket se nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid për Chelsea-n.

Megjithatë “blutë” e Londrës do tentojë gjithçka për të marrë mbrojtësin, një formë “hakmarrje” pasi “Los Blancos” i morën titullarin e këtij reparti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco