Calhanoglu: Derbin e humbëm prej Inzaghit

Calhanoglu: Derbin e humbëm prej Inzaghit

22:25, 22/06/2022

Hakan Calhanoglu është rrëfyer pa filtra në një intervistë të fundit dhënë për Tivibu Spor.

Mesfushori i Interit ka preferuar të mos i kundërpërgjigjet Zlatan Ibrahimovic, me këtë të fundit që e thumboi pas titullit të fituar me Milanin.

Calhanoglu u shpreh se Ibra tashmë është në moshën 40-vjeçare dhe disa gjeste nuk i shkojnë për shtat, ndërsa nuk ngurroi të drejtonte gishtin edhe nga trajneri Simone Inzaghi si shkaktarin kryesor të disfatës në derbin e dytë sezonal ndaj Milanit.

“Ibra nuk është më 18-vjeç, por një burrë 40-vjeçar. Unë të isha në moshën e tij, nuk do t’i bëja gjeste të tilla. Edhe pse nuk ka luajtur shumë këtë sezon, nuk ka kontribuar në titullin e Milanit. Atij i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por mua nuk më intereson. Ka shkruar për mua edhe në librin e tij, por mirë ka bërë pasi përndryshe libri do të ishte bosh. Nuk i përgjigjem aspak atij.

Derbi i humbur në fazën e dytë? Interi është shumë më i fortë se Milani dhe ajo ndeshje ndryshoi në minutën e 75, kur rezultati ishte 1-0 për ne.

Inzaghi më zëvendëson mua dhe Perisic, ia kam thënë trajnerit se me lëvizjet e tij ka kontribuar tek ajo disfatë. Megjithatë, Inzaghi është një person shumë i mirë dhe që kupton shumë nga futbolli. I qëndron afër skuadrës, ai këmbënguli për transferimin tim dhe ka qenë vendimtar”, u shpreh Calhanoglu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco