Largohet edhe një shqiptar nga Boluspor, pritet transferimi në një tjetër klub turk

Largohet edhe një shqiptar nga Boluspor, pritet transferimi në një tjetër klub turk

21:53, 22/06/2022

Dejvi Bregu u përshtat mjaft mirë në klubin turk të Bolusporit, ku shënoi 5 gola dhe dha 4 asiste në sezonin e tij të parë larg Shqipërisë, megjithatë eksperienca e tij në klubin turk, mund të përfundojë para kohe.

Sipas SuperSport, te Boluspor kanë ndodhur ndryshime të shumta dhe Bregu është lënë i lirë një vit para përfundimit të kontratës, teksa sulmuesi vlonjat është në negociata me një tjetër klub të Ligës së Parë Turke.

Bëhet fjalë për Pendiksporin, një klub me bazë në Stamboll, që po negocion me sulmuesin 26-vjeçar për ta transferuar, teksa palët duket se janë në rrugë të mbarë për të arritur zyrtarisht një marrëveshje brenda pak ditësh.

Kujtojmë që pjesë e Bolusporit janë ende edhe Bekim Balaj e Gentian Selmani, për të cilët ende nuk dihet nëse do të konfirmohen sërish, apo do të lihen të lirë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në një tjetër ekip.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco