Salah falënderon Mane: Ishte një udhëtim i mahnitshëm

Salah falënderon Mane: Ishte një udhëtim i mahnitshëm

21:28, 22/06/2022

Njëra prej dysheve më të rrezikshme të Premier Ligës nuk është më, por kjo nuk i ka ndaluar ata që të kenë përshëndetje të përzemërta me njëri-tjetrin

Mohamed Salah e ka nderuar largimin e Sadio Mane për te Bayern Munchen, me sulmuesin e Liverpoolit që ka pasur fjalë të mira për ish-partnerin e tij në sulm.

Sulmuesi senegalez u largua nga “Anfield” për 41 milionë euro për t’ju bashkuar kampionëve të Bundesligës, duke përfunduar kështu qëndrimin gjashtë vjeçar të skuadra e Jurgen Klopp, Reds.

Gjatë kësaj kohe, sidomos në gjysmën e dekadës së dytë, ai ishte partner me Salah në sulm dhe klubi fitoi çdo titull të mundshëm, kurse tani ylli i Egjiptit i ka uruar ish-partnerit të tij në sulm të gjitha të mirat në të ardhmen e tij.

“Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm!”, shkroi Salah në kanalet e tij të rrjeteve sociale, duke ju adresuar kështu lidhjes së tij me Mane gjatë kohës së tij sa ishin bashkë në Merseyside.

“Faleminderit për të gjitha kohërat e mira dhe ju dëshiroj të gjithë të mirat në aventurën tuaj të re! Do të na mungosh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco