Tirana mbyll miqësoren e tretë në Turqi, bardheblutë ndahen në barazim me ekipin rumun

Tirana mbyll miqësoren e tretë në Turqi, bardheblutë ndahen në barazim me ekipin rumun

19:38, 22/06/2022

Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj rumunëve të Hermannstadt. Bardheblutë po kryejnë fazën përgatitore në Turqi në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e raundit të parë në Champions League ndaj Dudelange, ndërsa tekniku Orges Shehi kërkon t’i rikthejë lojtarët në formën e duhur fizike.

Kjo ishte ndeshje e tretë miqësore e zhvilluar në tokën turke ndërsa më parë, kampionët e Shqipërisë pësuan një disfatë me rezultatin 1-2 ndaj Dinamo-Auto Tiraspol, ndërsa triumfuan në të dytën, në takimin ndaj Shkupit me rezultatin 2-0 falë golave të Seferit e Limajt.

Kujtojmë se sfida e parë në Champions League për Tiranën është programuar të luhet më datë 6 korrik në transfertën e Luksemburgut, ndërsa më datë 13, në Air Albania kryeqytetasit luajnë në shtëpi për të arritur kualifikimin e ëndërruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco