Bayerni ultimatum Lewandowskit: Ke një kontratë deri në vitin 2023, ne të presim në stërvitje...

Bayerni ultimatum Lewandowskit: Ke një kontratë deri në vitin 2023, ne të presim në stërvitje...

19:00, 22/06/2022

Bayern Munich nuk heq dorë nga Robert Lewandowski, ndërsa tashmë duket sikur bavarezët e kanë kthyer në një sfidë personale me sulmuesin polak që në më shumë se një rast e ka deklaruar hapur se kërkon të largohet me destinacion Barcelonën.

Megjithatë, kontrata deri në vitin 2023 e mban “peng” sulmuesin ndërsa CEO i Bayern Munich, Oliver Kahn ka theksuar së fundmi se Lewandowskin e presin në stërvitjen parasezonale.

“Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ne e presim që të bashkohet në stërvitjen parasezonale. Situata rreth tij nuk ka ndryshuar, ka edhe një vit kontratë me Bayern dhe ne do të jemi shumë të lumtur kur të bashkohet sërish me ne”, u shpreh Kahn.

Në këtë formë, situata mes Bayern dhe Lewandowskit mbetet e tensionuar pasi bavarezët do të provojnë deri në fund ta mbajnë sulmuesin edhe pse kundër dëshirës së tij, ndërsa nga ana tjetër, Barcelona mbetet në pritje dhe për momentin nuk ka në plan të ofrojë para për ta transferuar 33-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco