Florian Marku fton në duel dy emra të mëdhenj të boksit

Florian Marku fton në duel dy emra të mëdhenj të boksit

17:46, 22/06/2022

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka deklaruar se kërkon të ndeshet me cilindo boksier që do ta afrojë atë me titullin e kampionit të botës, i cili në mendje ka dy emra, Konor Ben dhe Kris Kongo.

“Nuk më intereson se kë do të më sjellin përballë. Ne ndeshemi çdo ditë. Për ne është sikur po pimë kafe. Unë mund të ndeshem kudo që më çojnë. Sigurisht që ka disa emra të njohur në peshat e lehta. Këdo që do të më sjellin, unë do të ndeshem”, ishin fjalët e Markut.

Më pas kur u pyet për një betejë me Kris Kongon dhe Konor Ben, ai u shpreh: “Nëse më paguajnë mirë sigurisht. Jo një nga një, por edhe dy nga dy nëse më paguajnë vërtet mirë. Nuk më intereson. Vërtet nuk më intereson.

Unë dua vetëm që t’i sigurojë të ardhmen familjes time dhe të jem kampion bote. Kështu që do të ndeshesha me Kongon. Konor Ben është shumë i mirë gjithashtu. Sigurisht që do të doja të ndeshesha dhe me të, por ai po përpiqet të më shmang dhe nuk dua që të debatoj me të. por le të shohim se çfarë na rezervon e ardhmja”.

Në fund ai foli dhe për ëndrrën e tij, që të ndeshte në “Air Albania”, përballë publikut shqiptar: “Besoj se në fund të gushtit, do të ishte diçka fantastike. Do të jenë rreth 26 mijë spektatorë dhe mezi po pres. Nëse kjo ndodh, do të ishte diçka e pabesueshme dhe të gjithë shqiptarët do të ishin aty”, përfundoi Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco