Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Nënshkroi me Bayern Munich, Klopp: Mane largohet me mirënjohjen dhe dashurinë tonë

Nënshkroi me Bayern Munich, Klopp: Mane largohet me mirënjohjen dhe dashurinë tonë

17:32, 22/06/2022

Klopp: Mane legjendë dhe ikonë e jona, kush do Liverpoolin të mos mërzitet me të

 Sadio Mane la Liverpoolin për t’u transferuar te Bayern Munchen. Sulmuesi senegalez kishte nevojë për një aventurë të re në karrierë pas gjashtë viteve në “Anfield”, aty ku fitoi gjashtë trofe.

30-vjeçari ka firmosur deri në 2025 me klubin bavarez, që do të paguajë 30 milionë euro + 10 milionë të tjera në formë bonusesh për kartonin e lojtarit ofensiv. Jurgen Klopp foli rreth largimit të Mane, ku ndër të tjera tha:

“Mane largohet me mirënjohjen dhe dashurinë tonë, si dhe me statusin e legjendës. Dhe, po, ai largohet në një kohë kur është një nga futbollistët më të mirë në botë.

Por nuk duhet të mendojmë për atë që po humbasim, por për atë që kemi pasur të privilegjuar të kemi, si golat që ka shënuar dhe trofetë që ka fituar. Sadio është një legjendë dhe ikonë e Liverpoolit.

Unë e respektoj vendimin e tij dhe jam i sigurt se edhe tifozët tanë do bëjnë të njëjtën gjë. Nëse e doni Liverpoolin, duhet ta doni edhe Sadio. Ne e pranojmë këtë humbje, Bayern doli i fituar, por i urojmë atij vetëm suksese”, deklaroi trajneri gjerman i “The Reds”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco