Neymar te Juventusi? Klubi italian nis bisedimet me yllin brazilian

Neymar te Juventusi? Klubi italian nis bisedimet me yllin brazilian

17:08, 22/06/2022

Juventusi po e shqyrton mundësinë e transferimit të yllit brazilian, Neymarit.

Nuk është hera e parë por duket se tani ka më shumë opsione. Massimiliano Allegri, trajneri i skuadrës bardhezi, ka kërkuar ngritjen e nivelit të skuadrës dhe braziliani mund ta bëjë këtë.

Përveç kësaj, situata e sulmuesit brazilian te Paris Saint-Germain jo vetëm është e pasigurt por nuk përjashtohet mundësia që skuadra franceze ta shesë, apo të luajë pa të.

Me Di Maria dhe Pogba gjithashtu në orbitën e skuadrës italiane, në tavolinë është edhe rikthimi i Cristiano Ronaldos.

Jorge Mendes thuhet se i ka propozuar portugezit që të rikthehet për të luajtur për Juventusin, diçka që sot nuk përjashtohet, edhe pse si Neymar ashtu edhe Ronaldo do të duhej të ulnin ndjeshëm pagat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco