Serena Williams rikthehet në fushën e tenisit pas një viti rikuperim

Serena Williams rikthehet në fushën e tenisit pas një viti rikuperim

16:33, 22/06/2022

Serena Williams u rikthye në tenis pas një mungese njëvjeçare, me fitore së bashku me Ons Jabeur të Tunizisë, në dyshe për femra në Eastbourne International.

Dyshja mundi Marie Bouzkova dhe Sara Sorribes Tormo 2-6, 6-3, 13-11, teksa Williams bëri paraqitjen e saj të parë në një fushë tenisi që nga tërheqja pas një dëmtimi në këmbë në raundin e parë të Wimbledonit të vitit të kaluar.

Pas fitores, 23 herë fituesja e Grand Slam-it tha se kishte raste gjatë pushimit të saj 12-mujor, kur kishte frikë se mund të mos kthehej më.

Williams është duke ndjekur rekordin e Margaret Court me 24 tituj të Grand Slam-it teke, me fitoren e saj të fundit të Grand Slam në Australian Open 2017.

40-vjeçarja arriti për herë të fundit në finalen e Wimbledonit në vitin 2019, ku humbi nga Simona, raporton CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco