Dortmund gjen zëvendësuesin e Haaland, firmos me ‘bomberin’ e Ajax

Dortmund gjen zëvendësuesin e Haaland, firmos me ‘bomberin’ e Ajax

15:47, 22/06/2022

Sulmuesi i Ajax-it, Sebastien Haller, do të bëhet lojtari i ri i Borussia Dortmund dhe do t’i bashkohet klubit gjerman si zëvendësues i Erling Haaland, i cili firmosi me Manchester City-n.

Borussia do t'i paguajë Ajax-it plot 35 milionë euro për shërbimet e sulmuesi shtatlartë, teksa klubi dhe lojtari tashmë kanë rënë dakord për të gjitha kushtet personale dhe mbetet vetëm që transferimi të konfirmohet zyrtarisht.

Image

Ky është përforcimi i gjashtë për Borussia-n në këtë merkaton dhe para Hallerit kanë afruar në radhët e tyre Schlotterbeck, Sule, Adeyemi, Braaf dhe Ozcan, ndaj nuk ka dyshim se do të jenë shumë të motivuar dhe të gatshëm në sezonin e ri.

Sa i përket Hallerit, ai ka lindur më 22 qershor të vitit 1994 dhe interesant është se sot feston ditëlindjen, ndërsa karrierën e ka nisur në fanellën e Auxerre, e më pas ka luajtur për Utrecht, Eintracht dhe Ëest Ham.

West Ham pagoi 45 milionë euro në vitin 2019, por ai nuk luajti në nivelin e pritur në Premier League, kështu që më 8 janar 2021 nënshkroi për Ajax në një transferim prej 22.5 milionë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco