Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Lukaku pranë rikthimit tek Inter, tifozët zikaltër nuk e harrojnë 'tradhëtinë' e belgut: Ishte mbret, tani vetëm një lojtar

Lukaku pranë rikthimit tek Inter, tifozët zikaltër nuk e harrojnë 'tradhëtinë' e belgut: Ishte mbret, tani vetëm një lojtar

15:32, 22/06/2022

Vetëm zyrtarizimi mungon në lidhje me rikthimin e Romelu Lukakut tek Interi. Sulmuesi belg veshi fanellën zikaltër në vitet 2019-2021, duke 47 gola në Serie A e duke fituar titullin kampion në sezonin e dytë.

Verën e kaluar kërkoi rikthimin te Chelsea, që shpenzoi 113 milionë euro në arkat e Interit për t’i dhuruar sulmuesin belg trajnerit Thomas Tuchel. Tifozët e Interit nuk e pritën mirë largimin e tij, por tashmë janë gati të bëjnë përsëri tifozllëk për të.

“Curva Nord”, grupimi më i madh që mbështet skuadrën e Simone Inzaghit, ka reaguar me një postim në faqen zyrtare rreth rikthimit të 29-vjeçarit. “Meqenëse rikthimi i Lukakut në Inter është shumë i mundshëm, disa pika duhen bërë të qarta:

Curva Nord mbështet Interin dhe nuk do të bëjë asnjë lloj kundërshtimi për lojtarin (pavarësisht sjelljes së verës së kaluar);  duke pasur parasysh këtë, askush nuk duhet të shkojë për ta pritur me shalle ose pankarta të Curva Sud ose të grupimeve që e përbëjnë atë; gjithçka që përfundimisht do të bëhet ndaj tij në të ardhmen do të duhet ta fitojë në fushë me përulësi dhe djersë…

Ai u mbështet dhe u trajtua si Mbret, tani është thjesht një si shumë të tjerë. Gjithashtu duhet të jetë e qartë për të gjithë se ne kurrë nuk do të brohorasim kundër Lukakut nëse ai e vesh sërish fanellën e Interit.

Jemi dhe duhet të mbetemi ZEMËR – SHPIRT – GRINTË – INTERIZËM. U Mërzitëm shumë nga tradhtia e Lukakut. Me kalimin e kohës ekziston mundësia t’ia falësh një gjë të tillë një lojtari, por tradhtia mbetet”, lexohet në postimin e ultrasve zikaltër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco