Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

FOTO-VIDEO/ Pogba viziton vendlindjen e prindërve të tij, e presin si hero

FOTO-VIDEO/ Pogba viziton vendlindjen e prindërve të tij, e presin si hero

14:20, 22/06/2022

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët në Guinea-s për të parë yllin botërorë të futbollit, Paul Pogba.

Mesushori francez ka shfrytëzuar pushimet për të vizituar atdheun e prindërve të tij në Afrikë, ndërsa kur mbërriti në Conakry u prit si një hero i vërtetë.

Pasi zbriti në aeroportin e Conakry-t, Pogba vendosi të shëtiste nëpër rrugët e kryeqytetit ku ishin mbledhur një numër i madh tifozësh, të cilët e pritën si një hero të vërtetë.

Si pjesë e vizitës së tij, 29-vjeçari pritet të luajë në një ndeshje bamirësie për Guinenë, ndërsa thuhet se do të takohet edhe me zyrtarë qeveritarë dhe shoqata sportive.

Udhëtimi i Pogba në kombin afrikan vjen në një kohë kur e ardhmja e tij e futbollit është në ajër.

Mesfushori ka vendosur të largohet nga Manchester United dhe sipas shumë medieve të mëdha evropiane, ai pritet të kthehet sërish te Juventus.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco