Zyrtare/ Sadio Mane është lojtar i Bayern Munich, ja detajet e kontratës

Zyrtare/ Sadio Mane është lojtar i Bayern Munich, ja detajet e kontratës

13:32, 22/06/2022

Është një goditje e madhe në merkato. E njoftuar disa javë më parë, tashmë është zyrtarizuar transferimi i Sadio Mane te Bayern Munich!

Finalisti i Champions League me Liverpool, sulmuesi senegalez (86 paraqitje, 28 gola) u largua nga klubi Mersey kur i kishin mbetur edhe një vit kontratë (deri në qershor 2023). Me fanellën e “të kuqve”, Mane arriti tw fitonte kampionatin në 2020 pasi ngriti kupën me veshë të mëdhenj në 2019.

“FC Bayern nënshkroi Sadio Mane nga Liverpool. Sulmuesi 30-vjeçar ka nënshkruar kontratë me kampionët gjermanë të rekordeve deri më 30 qershor 2025” , thuhet në njoftimin për shtyp të klubit.

Mane ka nënshkruar kundrejt një çeku për pak më pak se 40 milionë euro (përfshirë bonusin) me Bayernin Mynihu, kampion në fuqi i Gjermanisë. Me 23 gola dhe 5 asistime në 51 ndeshje në të gjitha kompeticionet, Sadio Mane, i kurorëzuar në Kupën e Kombeve Afrikane me Luanët e Teranga-s, është gjithashtu favorit, së bashku me Karim Benzema, për Topin e Artë të radhës, të caktuar më 17 tetor.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco