VIDEO/ Siç nuk e keni parë kurrë më parë, kërcimi i Ronaldos u bë viral në Tik-Tok

VIDEO/ Siç nuk e keni parë kurrë më parë, kërcimi i Ronaldos u bë viral në Tik-Tok

12:20, 22/06/2022

Duket se Cristiano Ronaldo nuk është i zoti vetëm në futboll dhe biznes, por është i zoti edhe në kërcim. Kjo u dëshmua këtë të martë, kur një e afërme e tij publikoi një video në të cilën për herë të parë ai i bashkohej një prej trendeve të kërcimit në Tik Tok.

Sulmuesi i Manchester United tregoi aftësitë e tij në kërcim në një video mjaft të bukur, teksa po shijonte pushimet verore në Mallorca.

Kërcimi veror i Tik-Tok i titulluar "Relax, Sëing and Play" u bë hit, me disa njerëz që iu bashkuan kërcimit, përfshirë djalin e Ronaldos.

Ronaldo duhet të kthehet në Mançester dhe të nisë përgatitjet më 27 qershor, por ende nuk dihet nëse do të qëndrojë në Old Trafford pas ardhjes së trajnerit të ri Erik ten Haag.

Ai e përfundoi sezonin e kaluar me 24 gola dhe ishte golashënuesi më i mirë i Manchester United.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco