Asllani-Inter një hap larg, zbulohen detaje të marrëveshjes mes palëve

Asllani-Inter një hap larg, zbulohen detaje të marrëveshjes mes palëve

12:32, 11/06/2022

Kristjan Asllani pritet të zyrtarizohet së shpejti si futbollisti më i ri i Inter me klubin zikaltër që ka gjetur gjuhën e përbashkët me djaloshin e kombëtares. Pasi shkëlqeu me Empolin në sezonin e parë në elitën shqiptare, Asllani është gati të firmosë kontratën e jetës.

Sipas asaj që raporton FCInternews, 20-vjeçari do të bëhet futbollist i Interit për pesë vitet e ardhshme ndërsa do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon. Roli i Asllanit në mesfushën e zikaltërve do të jetë ai i zëvendësuesit të Marcelo Brozovic në momentin që kroati do të shfaqë problem fizike apo me kartona.

Megjithatë, me anë të paraqitjeve kur t’i jepet shansi, por edhe me atë që do të shfaqë në stërvitje, nuk është një surprizë nëse shqiptari i fiton besimin trajnerit Simone Inzaghi për t’u shndërruar më pas në busullën e mesfushës së skuadrës italiane.

Ndërkohë, për të mbyllur zyrtarisht marrëveshjen me Asllanin, Inter duhet ende të fitojë miratimin e drejtuesve të Empolit. Gjithsesi, tratativa është në rrugën e duhur dhe klubi toskan nuk do të shndërrohet në një pengesë për të ardhmen e talentit kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco