Batha dhe Hoxhallari gjejnë derbin, Partizani sfidon rumunët e UTA Arad

Batha dhe Hoxhallari gjejnë derbin, Partizani sfidon rumunët e UTA Arad

11:30, 11/06/2022

Partizani nis sot zyrtarisht përgatitjet  për ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Klubi ka bërë me dije se gjithashtu më datë 15 qershor, një ditë pas shortit, do të niset drejt Sllovenisë, ku do të kryejë fazën përgatitore dhe do të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore.

Image

Partizani do të përballet në një miqësore ndaj ekipit rumun të UTA Arad, skuadër që kanë në organikën e tyre, dy ish-lojtarët e Tiranës, Erion Hoxhallarin dhe Idriz Bathën, ku ky i fundit ka qenë gjithashtu kapiten edhe i bardhebluve, por edhe i Partizanit.

Image

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi rumun me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ku njofton se nga katër miqësoret, ndeshjen e parafundit do ta zhvillojë ndaj Partizanit më 30 qershor.

Mund të quhet dhe një “derbi” ky për Hoxhallarin dhe Bathën.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco