VIDEO/ U shënua nga Andorra, shikoni golin më të bukur në historinë e Ligës së Kombeve

VIDEO/ U shënua nga Andorra, shikoni golin më të bukur në historinë e Ligës së Kombeve

10:04, 11/06/2022

Liga e Kombeve është një kompeticion i themeluar në vitin 2018 dhe në të janë parë shumë gola të bukur, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë aq spektakolar sa dueli i mbrëmshëm mes Andorrës dhe Lihtenshtajnit.

Në rangun më të dobët, Liga D, në stadiumin kombëtar të “Andorra la Vella “u luajt ndeshja e raundit të tretë mes Andorrës dhe Lihtenshtajnit dhe goli i vendasve 2-0 në minutën e 82-të i bëri përshtypje të gjithë futbolldashësve.

Pas një rrëmuje në mesin e fushës, topi kaloi në gjysmën e Andorrës pranë vijës anësore, teksa mbrojtësi i djathtë i Andorrës Chus Rubio vrapoi ta kapte dhe me një  gjuajtje të befasishme dërgoi sferën në drejtim të portës kundërshtare.

 

Portieri i Lihtenshtajnit, Benjamin Buchel, nuk e priste një goditje nga ajo distancë, ndaj ishte dhjetë metra larg vijës së portës. Ai arriti të rikthehet dhe të prekë topin, por nuk arriti ta ndalojë të hyjë në portë.

 

Andorra e fitoi ndeshjen 2-1 dhe regjistroi fitoren e parë në Grupin D1.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco