Aksidentohet autobusi i kombëtares së Bullgarisë përpara ndeshjes, plagoset futbollisti

Aksidentohet autobusi i kombëtares së Bullgarisë përpara ndeshjes, plagoset futbollisti

09:41, 11/06/2022

Frikë për Kombëtaren e Bullgarisë në Gjeorgji.

Autobusi me lojtarët e përfaqësuese bullgare u përplas në Tbilisi, ku nesër është planifikuar ndeshja e Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë.

Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur Federata Bullgare e Futbollit, ku njofton se një prej lojtarëve ka mbetur i plagosur.

“Ekipi kombëtar pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi, rrugës për në hotelin e ekipit, shoferi i të parit nga dy autobusët që transportonin ekipin tonë humbi kontrollin e automjetit. Pas përplasjes mesfushori Todor Nedelev u transportua në spitalin lokal, ku aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të plota klinike. Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi i kombëtares bullgare janë mirë”, thuhet në deklaratën e Federatës Bullgare të Futbollit, të raportuar nga mediat bullgare.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco