Incidentet nga tifozët, UEFA përgatit gjobën për FSHF-në

Incidentet nga tifozët, UEFA përgatit gjobën për FSHF-në

09:24, 11/06/2022

Shqipëria humbi me rezultatin 1-2 ndaj Izraelit në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Minutat e fundit ishin të tensionuara, pasi izraelitët vonuan disa herë lojën, ku disa nga lojtarët shtriheshin në fushë njëri pas tjetrit, sa kjo solli edhe acarimin e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Në një moment kur po ekzekutohej një goditje këndi, disa tifozë gjuajnë me sende të forta drejt lojtarit izraelit.

Menjëherë aty afrohet gjyqtari i takimit që merr një objekt dhe ia çon arbitrit të katërt.

Kështu që, nga raporti që do të bëhet nga delegati i UEFA-s, Shqipëria rrezikon një dënim me gjobë.

Hera e fundit ishte në ndeshjen me Poloninë, kur Kombëtarja u dënua dhe luajti ndeshjen me Andorrën pa tifozë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco