Notat e Kombëtares/ Humbja ndaj Izraelit, ja si janë vlerësuar kuqezinjtë e Rejës

Notat e Kombëtares/ Humbja ndaj Izraelit, ja si janë vlerësuar kuqezinjtë e Rejës

08:58, 11/06/2022

Shqipëria zhgënjeu sërish,këtë herë ndaj Izraelit në “Air Albania”, ku u mposht me rezultatin 1-2 me përmbysje dhe komplikoi totalisht objektivin për të zënë vendin e parë në grupin 2 të Ligës B. Kuqezinjtë luajtën vetëm një pjesë dhe këtë herë dolën duarbosh, në një ndeshje që mund dhe duhej menaxhuar shumë më mirë.

Për sa i përket notave të faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, lojtarët me vlerësimin më të lartë rezultojnë Hysaj, Bajrami dhe Balliu, të cilët janë vlerësuar me notën 7.2, teksa pas tyre vjen Broja me notën 7.

Image

Për sa i përket notave më të ulta, Asllani është më pak i vlerësuari, teksa i kanë vendosur notën 6.3, paraqitje jo fortë pozitive edhe për Veselin, sipas “Sofa Score”, mbrojtësi ka marrë notën 6.4.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco