Hysaj: Nuk e kuptoj pse gabojmë

Hysaj: Nuk e kuptoj pse gabojmë

23:09, 10/06/2022

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli pas ndeshjes me Izraelin ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2.

Në prononcimin për “Supersport”, futbollisti 28-vjeçar ndër të tjera u shpreh: “Unë mendova se ishte pozicion jashtë loje. Nuk arritëm të rikuperonim topin dhe pësuam golin, ishte aksion shumë i shpejtë. 

Duhet ta marrim si një mësim. Duhet të besojmë në vete, sepse është një grup që deri në fund duhet të besojmë. Nuk po luanim keq, tifozët na dhanë një dorë. Po mundohemi, por gjithmonë gabojmë dhe pësojmë gola.

Edhe në Islandë e pësuam njësoj, duhet të jemi më të përqendruar, nuk e kuptoj edhe unë pse gabojmë. E dinim që Izraeli është skuadër që luan me kundërsulm, por na gjetën në një moment të hapur dhe lamë shumë hapësira”, u shpreh Hysaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco