FOTOLAJM/ Koreografi mahnitëse në ‘Air Albania’, tifozët kuqezi spektakël në sfidën kundër Izraelit

FOTOLAJM/ Koreografi mahnitëse në ‘Air Albania’, tifozët kuqezi spektakël në sfidën kundër Izraelit

21:50, 10/06/2022

Entuziazëm dhe koreografi e jashtëzakonshme e tifozërisë kuqezi në shkallët e “Air Albanias”, teksa luhet dueli me Izraelin, i vlefshëm për Ligën e Konferencës.

Mbi 17 mijë tifozë janë të pranishëm në stadium, të cilët pritën me një duartrokitje të ngrohtë futbollistët në momentin e zbritjes në fushë.

Teksa po ekzekutohej himni i Shqipërisë, tifozët “Kuq e Zi”, hapën në tribunën e tyre një banderolës ku në një televizor, shfaqej harta e Shqipërisë së madhe, teksa brenda tij shkruhej “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”. Ndërkohë sipër banderolës së madhe, u shfaq një tjetër banderolë ku shkruhej “Besa, Besë, Besën ta kam dhënë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco