Formula 1/ Piloti i Ferrarit, më i shpejti në provat e lira në Baku

Formula 1/ Piloti i Ferrarit, më i shpejti në provat e lira në Baku

18:24, 10/06/2022

Formula 1 rikthehet këtë javë me një tjetër pistë qytetase pas asaj të Monte-Carlos.

Këtë herë garohet në Baku të Azerbajxhanit, teksa fundjava ka nisur me provat e lira të cilat janë mbyllur nën kryesimin e Charles Leclerc të Ferrarit.

Piloti i skuderisë italiane kërkon të rikthehet protagonist pas zhgënjimit në shtëpinë e tij teksa fundjavën e ka nisur me “këmbë të mbarë”.

Megjithatë, monegasku nuk mund të qëndrojë i qetë duke qenë se në pasqyrat e tij vijnë “kërcënueshëm” dy pilotët e Red Bull, Sergio Peres dhe Max Verstappen.

Meksikani konfirmon formën pozitive të këtij sezoni, ndërsa pak më i shkëputur nga dyshja e parë, ishte ai që kryeson kampionatin Botëror, Verstappen, i cili ende duhet të gjejë disa përmirësime në makinën e tij.

Ndërkaq, një paraqitje e shkëlqyer e Fernando Alonsos që regjistroi kohën e katërt më të mirë ndërsa vetëm i pesti piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz.

Sakaq, sinjale negative për Mercedesin, teksa George Russell regjistroi kohën e shtatë më të mirë ndërsa nga krahu tjetër, Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i 12-të.

Kujtojmë se provat zyrtare do të zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa të dielën është programuar gara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco