Peshëngritësi shqiptar rezulton pozitiv në testin anti-doping para Evropianit

Peshëngritësi shqiptar rezulton pozitiv në testin anti-doping para Evropianit

17:47, 10/06/2022

Rishfaqen hijet e dopingut në peshëngritjen shqiptare. Herlsion Ismailanj ka rezultuar pozitiv me doping në testin që ka bërë Federata Shqiptare e Peshëngritjes para Kampionatit Europian që u mbajt në Tiranë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, në një prononcim për “Panorama Sport”.

Ismailanj konkurroi në Europian, por pa lënë shumë gjurmë, teksa u rendit i dhjeti në shkëputje me 118 kg, i teti në shtytje me 145 kg dhe i nënti në dygarësh me 263 kg.

Ndërkohë Gjoza në prononcimin tij, thekson se duhet pritur edhe testi B dhe nëse rezulton edhe aty pozitiv, atëherë federata do të vijojë me dorën e hekurt ndaj dopingut, duke e përjashtuar përjetësisht nga peshëngritja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco