Gafa e Harry Kane, rendit Italinë te favoritët për të fituar Botërorin e Katarit

Gafa e Harry Kane, rendit Italinë te favoritët për të fituar Botërorin e Katarit

17:32, 10/06/2022

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka harruar se Italia nuk do të marrë pjesë në Botërorin e këtij viti në Katar, por e ka quajtur kombëtaren që i mundi në finalen e Europianit vitin e shkuar si favorite për të triumfuar në Katar.

Skuadra e Mançinit do të mungojë në Kupën e Botës pas humbjes me Maqedoninë e Veriut në “play off”.

Megjithatë, i pyetur përpara sfidës me Italinë të shtunën në Ligën e Kombeve, kapiteni i Anglisë tha për “ESPN”: “Në Botëror ka shumë ekipe të forta. Kemi disa favorite nga Europa. Jemi ne, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe pastaj janë Brazili, Argjentina. Ka ekipe të forta në të gjithë botën. Për të fituar Kupën e Botës duhet të luash në një nivel shumë të lartë në të 7-ta ndeshjet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco