VIDEO/ Djali i Donald Trump tregon aftësitë në futboll, të kujton Crouch dhe pëlqen Arsenalin

VIDEO/ Djali i Donald Trump tregon aftësitë në futboll, të kujton Crouch dhe pëlqen Arsenalin

15:02, 10/06/2022

Barron Trump, djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është një admirues i futbollit dhe në rrjetet sociale kanë dalë pamjet e 16-vjeçarit në fushë.

Barron, 16 vjeç, ka qenë gjithmonë i lidhur me futbollin dhe shpesh është “kapur” nga kamerat me një fanellë të Arsenalit para Shtëpisë së Bardhë. Mësohet se djali i ish-presidentit amerikan dëshiron të bëhet futbollist profesionist.

Në media është shfaqur një video nga ndeshja e përzgjedhjeve të të rinjve kadetë, në të cilën shihet se Barron Trump, teksa tregon një teknikë të lakmueshme në marrjen e topit për një futbollist kaq shtatlartë.

I riu është shumë më i gjatë se rivalët e tij dhe teknika e mirë nuk është shoqëruar asnjëherë me futbollistë të tillë. Megjithatë, Barron i ri ka treguar se ka talent.

Për shkak të gjatësisë së tij, tashmë mediat kanë shkruar për të duke i kujtuar ish-lojtarin e kombëtares angleze Peter Crouch.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco