Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

VIDEO/ Aguero për herë të parë në fushë pas problemeve në zemër, tifozët qanë nga gëzimi

VIDEO/ Aguero për herë të parë në fushë pas problemeve në zemër, tifozët qanë nga gëzimi

13:40, 10/06/2022

Futbollisti i famshëm argjentinas Sergio Aguero luajti futboll për herë të parë pasi iu desh ta mbyllë karrierën sezonin e kaluar për shkak të problemeve me zemrën.

Aguero  kaloi nga Manchester City te Barcelona, por ëndrra e tij nuk u realizua pasi iu desh të përfundonte menjëherë karrierën. Ai u diagnostikua me probleme në zemër.

Argjentinasi ka theksuar vazhdimisht me lot në sy se karriera e tij ka mbaruar dhe se shpreson të jetë në gjendje të luajë futboll të paktën për “shpirtin e tij”.

Pikërisht kështu ka ndodhur në Miami, ku Aguero ka shkelur për herë të parë dje në fushën e futbollit dhe ka luajtur ndeshjen e tij të preferuar pasi u diagnostikua me probleme në zemër. Ai luajti në mënyrë rekreative me shoqërinë në kompleksin Soccer Estadia në Florida.

Ndonëse prej muajsh nuk luan futboll, Aguero ka treguar se nuk i ka humbur aftësitë. Ai u ka ofruar fansave disa lëvizje shumë të bukura që e kanë ndjekur gjatë gjithë karrierës.

Një numër i madh tifozësh u gëzuan teksa Aguero veshi sërish fanellën e tij dhe luajti një ndeshje që e bëri atë një futbollist dhe hero të Manchester Cityt.

“Sytë e mi janë plot me lot”, thuhet në komentin e një fansi, ndërsa një tjetër ka shkruar “Gjërat që dëshiron të shohësh. Joreale”.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco